Si të dërgosh para nga një Agjenci e Western Union®
Me shërbimin Western Union® Transfertë ParashSM, ju mund të dërgoni para në mënyrë të sigurt dhe të shpejtë, nga shumica e 305.000 Agjencive të Western Union® të ndodhura në të gjithë botën. Unioni Financiar Prishtinë, ofron shërbimin Western Union në 100 agjenci, të ndodhura në gjithë vendin.
Të dërgosh para është shumë e thjeshtë:
Mjafton që të shkoni në Agjencinë më të afërt, që ofron shërbimin Western Union® Transfertë ParashSM dhe të plotësoni formularin “Dërgesë Parash.”
Dorëzoni formularin e plotësuar, shumën që do të dërgoni, dhe komisionin përkatës.
Paraqisni një dokument të vlefshëm identifikimi.
Punonjësi i Western Union®, hedh në sistem të dhënat nga formulari. Punonjësi do t’ju japë Numrin e Kontrollit të Transfertës së Parave (MTCN) dhe një kopje të formularit.
Telefononi Marrësin, jepini Numrin e Kontrollit të Transfertës së Parave (MTCN) dhe informojeni për shumën e dërguar. Në rast se kërkohet nga ligjet e shtetit përkatës, ose nga rregullat e Western Union®, mund të jetë e nevojshme që të shkruani një “Pyetje Provë” (Test Question), e cila i jepet nga ju, Marrësit të parave dhe e ndihmon punonjësin e Western Union®, që të bëjë identifikimin e tij. (p.sh. Test Question është e nevojshme kur dërgohen para në vendet afrikane).
Kontrolloni statusin e transfertës suaj
Western Union® ju ofron mundësinë të kontrolloni statusin e transfertës suaj, “on-line nga web-faqja”. Për të kontrolluar nëse transferta juaj është kryer dhe paratë i janë dorëzuar Marrësit, ju mund të përdorni shërbimin On-line Money Transfer Tracking të Western Union®.
|