 |
| Tel. 038/549-840 Mob: 044/110-840 - 049/110-840 |
 |
| Home | Shqip | English |
|
|
|
|
|
|
|
| |
- C'është Western Union®?
Western Union Financial Services Inc., është kompania Numër 1 për shërbimet e transfertave të parave në gjithë botën. I njohur fillimisht për shërbimin telegrafik, Western Union® nisi të ofronte transferta elektronike të parave në vitin 1871. Janë mbi 305.000 Agjenci të Western Union® në 200 shtete, në të gjithë botën.
- Kush mund t’i përdorë shërbimet Western Union® Transfertë ParashSM?
Kushdo që ka nevojë të dërgojë para me siguri, shpejtësi, mund të përdorë Western Union®.
- A duhet të kem llogari bankare për të përdorur shërbimin Western Union® Transfertë ParashSM?
Për të përdorur shërbimin Western Union® nuk duhet të keni llogari bankare dhe nuk nevojitet Kartë Krediti. Megjithatë, dërguesi, duhet të jetë i pajisur me një dokument identifikimi të vlefshëm.
- Çfarë monedhe mund të përdoret për shërbimet e Western Union®?
Kjo varet nga shteti ku ju kryeni transfertën, p.sh. në SHBA mund të dërgoni vetëm Dollarë Amerikanë, në vendet e Euro-zonës, mund të dërgoni vetëm Euro. Për informacion më të saktë, drejtohuni në Qendrën e Shërbimit të Klientit të Western Union® në shtetin përkatës.
Në Kosovë mund të kryhen transaksione vetëm në Euro (EUR).
- Si mund të dërgoj para në një nga agjencitë e Western Union®?
Të dërgosh para është shumë e thjeshtë, referoju faqes Dërgesë Parash.
- Si mund të dërgojë para me anë të telefonit ose internetit?
Këto shërbime ofrohen vetëm në një numër të kufizuar shtetesh. Për më tepër informacion, referoju faqes kryesore të Western Union.
- Ç’ është Numri i Kontrollit të Transfertës së Parave (MTCN) dhe për çfarë nevojitet?
Numri i Kontrollit të Transfertës së Parave (MTCN), është numër i shënuar nga punonjësi i Western Union®, që ndihmon Western Union® të kontrollojë në të gjitha rastet transfertën e parave. Dërguesi duhet t’ia japë këtë numër Marrësit, në mënyrë që Marrësi të mund të tërheqë me lehtësi paratë, në agjencinë.
- Ç’duhet të bëj në mënyrë që transferta e parave të kryehet sa më lehtësisht?
Fillimisht, sigurohuni që informacioni kontaktues i dhënë të jetë i saktë, në rast se Western Union® do të duhet t`iu kontaktojë. Më pas, duhet të plotësoni emrin e plotë (ashtu siç është në dokumentin identifikues) të Marrësit, në mënyrë që të mos ketë probleme kur Marrësi të tërheqë paratë. Për të përshpejtuar procesin e tërheqjes së parave, jepini Marrësit numrin MTCN.
- Si mund të paguaj për një transfertë parash tek Western Union®?
Të gjitha transfertat e Western Union® kryhen me para në dorë.
- Si mund të gjej agjensinë më të afërt të Western Union®?
Për të gjetur agjencinë më të afërt të Western Union® mund të vizitoni adresën e internetit Agjenci të Western Union®.
Gjithashtu, mund të telefononi në Qendrën e Shërbimit të Klientit të Western Union® të shtetit ku ju ndodheni, dhe të informoheni për agjencinë më pranë jush. Për rrjetin e agjencive Western Union të Unionit Financiar Prishtinë kliko këtu.
- Si mund të tërheqë para në pikat e Western Union®?
Të tërheqësh para është shumë e thjeshtë, referoju faqes Tërheqje Parash.
- Në ç’formë i dorëzohen paratë Marrësit?
Pagesa bëhet me para në dorë.
- Çfarë kursi këmbimi përdor Western Union® në transfertat e parave?
Përveç tarifave të transfertave të zbatueshme në çdo transaksion, aplikohet edhe kursi i këmbimit të valutës, i vendosur nga Western Union®. Përqindja e këmbimit valutor, e aplikuar nga Western Union®, i jep klientit valutë më të ulët për çdo dollar, në krahasim me atë që fiton Western Union® kur merr valutë të huaj.
Kursi i këmbimit të valutës ndryshon gjatë ditës. Kursi mund të vendoset në kohën kur i tërhiqni paratë. Për t’u informuar mbi kursin e përafërt të këmbimit të transfertave, vizitoni Agjencinë më të afërt ose telefononi apo dërgoni e-mail në CSC.
- A paguan Marrësi ndonjë tarifë për marrjen e parave të dërguara?
Jo. Dërguesi paguan të gjitha tarifat e shërbimit.
- Si mund të informohem që Marrësi i ka marrë paratë?
Klikoni këtu dhe kontrolloni statusin e transfertës tuaj, ose vizitoni agjencinë më të afërt.
- Cili është orari i agjencive të Western Union®?
Çdo agjent i Western Union®, përcakton orarin sipas kushteve specifike të shtetit ku ai vepron. Për orarin e agjencive të rrjetit Unioni Financiar Prishtinë klikoni këtu:
- Çfarë përfitoj unë kur përdor Western Union® për dërgimin e parave të mia?
- SIGURI : Transferta mbrohet nga një sistem i lartë sigurie i standarteve ndërkombëtare.
- SHPEJTËSI : Ju mund të dërgoni paratë dhe brenda pak minutash ato janë gati për tu tërhequr.
- BESUESHMËRI : Paratë i paguhen vetëm personit të përcaktuar nga ju (Marrësit). Gjithashtu, Western Union®, ju siguron se transferta juaj do të jetë e vlefshme për t’u paguar ose në të kundërt do t’i kthehet përsëri Dërguesit. Për më shumë informacion, shihni formularin Dërgesë Parash.
- LEHTËSI : Nuk ka nevojë të keni llogari bankare, çeqe, depozita. Mund të përdorni telefonin ose internetin. Rrjeti i gjerë i agjencive mund të gjendet shumë lehtë dhe janë fare pranë jush.
|
 |
| |
|
|
 |
| Unioni Financiar 2008 |