INFORMACION MBI MBROJTJEN E KONSUMATORIT PËR SHËRBIMET E OFRUARA NGA UNIONI FINANCIAR PRISHTINË

Unioni Financiar Prishtinë është i vendosur të ofrojë shërbime cilësore, të shpejta dhe në çdo kohë për të gjithë klientët e tij, në mënyrë që të sigurojë procesim efektiv të sugjerimeve tuaja.

Përmbushja e kërkesave dhe shërbimeve të klientëve në cilësinë maksimale tek ne bëhet nëpërmjet një shërbimi efikas. Përkushtimi dhe përgjegjshmëria janë prioriteti ynë.

Për shërbimin Western Union – transfertë parash

  • Western Union gjithashtu përfiton edhe nga këmbimi valutor. Kur zgjidhni një transfertë të parave, krahasoni me kujdes tarifën e transfertës dhe kursin e këmbimit. Tarifat, kurset e këmbimit mund të ndryshojnë sipas brendit, kanalit të dërgimit dhe vendndodhjes, bazuar në një numër faktorësh.Tarifat dhe normat i nënshtrohen ndryshimit pa njoftim
  • Paratë mund të vonohen ose shërbimet nuk janë të disponueshme duke u bazuar në kushte të ndryshme të transfertës, duke përfshirë shumën e dërguar, destinacionin, disponueshmërinë e monedhës, çështjet rregullatore, kërkesat e identifikimit, orarin e agjentit, diferencat në zonat kohore ose zgjedhjen e opsioneve në vonesë*. Kufizime të tjera mund të zbatohen. Për detaje shtesë, shikoni formën Dërgesë Parash.
  • Çmimoren me tarifat përkatëse e gjeni të vendosur në hapësirën e çdo agjencioni Western Union – Unionnet
  • Western Union është i përkushtuar në luftën kundër mashtrimeve dhe në ndihmë të klientëve për të mos rënë pre e mashtrimeve.
  • Ne bashkëpunojmë ngushtë me autoritetet, agjencitë për mbrojtjen e konsumatorëve dhe agjencitë e tjera për rritjen e vetëdijesimit të klientëve kundër mashtrimeve.

Për Shërbimin Arkëtim / Pagesa

  • Për çdo shërbim të ofruar ju lutem paraprakisht të jeni të informuar lidhur me çmimoren e shërbimit.
  • Çmimoren me tarifat përkatëse e gjeni të vendosur në hapësirën e çdo agjencioni Western Union – Unionnet

Sygjerime / Ankesa

  • Në lidhje me sygjerimet, vërejtjet apo ankesat tuaja rreth shërbimeve të Western Union Transfer Parash dhe Arkëtim / Pagesa, Unioni Financiar Prishtinë ka krijuar njësinë e trajtimit të ankesave të cilat do të mund t’i adresoni përmes:
    • postës elektronike në email: sygjerimet-ankesat@ufp-ks.com
    • personalisht në njërën nga degët e Western Union – Unionnet
    • në kutinë e ankesave e cila është e vendosur në të gjitha agjencitë e Western Union – Unionnet
    • përmes numrit të tel. 080 86 466 – numër pa pagesë

Ekipi ynë i kualifikuar është i gatshëm dhe ka privilegjin t’ju shërbejë në çdo moment në orarin e punës nga:
E Hënë – E Premte 09:00-17:00 dhe të Shtunën 09:00-14:00.