Western Union Spot

Tërheqje Parash – Unioni Financiar Prishtinë


Të tërheqësh para në mënyrë të sigurtë dhe të shpejtë tani është më e lehtë me mbi 500.000 lokacione të Western Union Transfer Parash ® në të gjithë botën.

Tani kryerja e transaksionit pa nevojën e plotësimit të formularit është më e thjeshtë dhe më e shpejtë!

Tërheqje Parash – Unioni Financiar Prishtinë

Tërheqje Parash - Unioni Financiar Prishtinë

Hapi i parë

Mjafton që të shkoni në lokacionin  më të afërt, që ofron shërbimin Western Union Transfer Parash  dhe dorëzoni tek operatori një dokument të vlefshëm identifikimi. Komunikoni gojarisht emrin dhe mbiemrin e dërguesit, vendin nga janë dërguar paratë , shumën e pritur të parave dhe numrin e saktë të kontrollit të transfertës së parave (MTCN) .

Hapi i dytë

Për të proçeduar me transaksionin, operatori do të kontollojë të dhënat tuaja dhe dokumentin e identifkimit. Pasi të jetë siguruar se paratë janë të vlefshme për t’u tërhequr dhe të dhënat tuaja janë në rregull, atëherë operatori do të printojë një faturë “tërheqje parash” për t’u nënshkruar nga ju.

Hapi i tretë

Pasi të verifkojë transaksionin, operatori do t’ju dorëzojë shumën e parave dhe faturën tuaj.

Shënim: Numri i kontrollit të transferës së parave (MTCN) është një e dhënë e domosdoshme për të kryer tërheqjen e parave në Kosovë.

Kontrolloni statusin e transfertës suaj!

Western Union Transfer Parash ®  ju ofron mundësinë të kontrolloni statusin e transferës tuaj. Për të kontrolluar nëse transferta juaj është kryer dhe paratë janë gati për t’u tërhequr, ju mund të përdorni shërbimin on-line Money Transfer Tracking të Western Union.

Shënim: Për shërbimin Transfer Parash  on-line me internet mund te vizitoni faqen www.westernunion.com