Western Union Spot


Me shërbimin Western Union Transfer Parash ® ju mund të dërgoni para në mënyrë të sigurtë dhe të shpejtë nga mbi 500.000 lokacione
Western Union në të gjithë botën.

Hapi i parë

Mjafton që të shkoni në Lokacionin më të afërt, që ofron shërbimin Western Union Transfer Parash ® dhe dorëzoni tek operatori një dokument të vlefshëm identifikimi. Komunikoni gojarisht emrin dhe mbiemrin e marrësit, vendin ku do të dërgoni paratë dhe shumën që doni të dërgoni. Punonjësi do t’ju njoftoj për tarifat që aplikohen dhe kursin e këmbimit që mund të përdoret. Dorëzoni paratë që ju do të dërgoni dhe provizionin e transferës.

Shiko Tarifat

Hapi i dytë

Të dhënat tuaja do të regjistrohen në sistem dhe operatori do t’ju dorëzojë formularin “Dërgesë Parash”. Kontrolloni nëse informacioni në formularin “Dërgesë Parash” është në rregull dhe  nënshkruani këtë dokument. Punonjësi do t’ju japë Numrin e Kontrollit të Transferës së Parave (MTCN) dhe një kopje të formularit.

Hapi i tretë

Paratë do të jenë të vlefshme për t’u tërhequr në pak minuta*  pasi ju të keni marrë Numrin e Kontrollit të Transferës së Parave (MTCN). Më pas ju mund të konktaktoni marrësin dhe ta njoftoni se paratë mund të tërhiqen në çdo lokacion Western Union.

Marrësi duhet të këtë një dokument të vlefshëm identifikimi, emrin dhe mbiemrin e dërguesit, vendin nga janë dërguar paratë dhe shumën e pritur të parave. Gjithashtu marrësi duhet të  paraqesë dhe numrin e Kontrollit të Transferës së Parave (MTCN).

* në varësi të orareve të punës të agjensive dhe ndryshimeve në orën lokale.

Kontrolloni statusin e transfertës suaj!

Western Union Transfer Parash ®  ju ofron mundësinë të kontrolloni statusin e transferës tuaj. Për të kontrolluar nëse transferta juaj është kryer dhe paratë janë gati për t’u tërhequr, ju mund të përdorni shërbimin on-line Money Transfer Tracking të Western Union.

Shënim: Për shërbimin Transfer Parash  on-line me internet mund te vizitoni faqen www.westernunion.com