Të dërgosh para në menyrë të sigurt dhe të shpejtë, tani është më e lehtë në më se 498 000 Agjenci të Western Union® të shpërndara në gjithë botën. Unioni Fiananciar Prishtinë ofron shërbimin Western Union® në më se 190 lokacione të ndodhura në të gjithë vendin.

Tani kryerja e transaksionit pa nevojë të plotësimit të formularit është më thjeshtë dhe më e shpejtë!

Hapi i parë

Mjafton që të shkoni në Agjencinë më të afërt, që ofron shërbimin Western Union Trasnfertë Parash SM dhe dorëzoni tek operatori një dokument të vlefshëm identifikimi. Komunikoni gojarisht emrin dhe mbiemrin e marrësit, vendin ku do të i dergoni paratë dhe shumën qe doni të dergoni. Së bashku me këto të dhëna ju duhet t’i dorëzoni edhe paratë së bashku me komisionin e transfertës (link tarifat).

Lexo më shumë

Hapi i dytë

Të dhënat tuaja do të regjistrohen në sistem dhe operatori do t’ju dorëzojë faturën(formularin) “dergesë parash”. Punonjesi do t’ju japë Numrin e Kontrollit të Transfertës së Parave (MTCN) dhe një kopje të formularit.

Hapi i tretë

Paratë do të jenë të vlefshme për t’u tërhequr në pak minuta pasi ju të keni marrë Numrin e Kontrollit të Transfertës së Parave (MTCN). Më pas ju mund të telefononi marrësin dhe ta njoftoni se paratë mund të tërhiqen në çdo agjenci Western Union®.

Në vendin e marrësit në menyrë që të tërheq paratë, marresi duhet të këtë një dokument të vlefshëm identifikimi, emrin dhe mbiemrin e dërguesit, vendin nga janë dërguar paratë dhe shumën e pritur të parave. Gjithashtu marrësi duhet të njoftohet që të paraqesë dhe numrin e Kontrollit të Transfertës së Parave (MTCN).

Kontrolloni statusin e transfertës suaj!

Western Union® ju ofron mundësinë të kontrolloni statusin e transfertës tuaj. Për të kontrolluar nëse transferta juaj është kryer dhe paratë janë gati për t’u tërhequr, ju mund të përdorni shërbimin On-line Money Transfer Tracking të Western Union®.

Shënim: Shërbimi i transfertës on-line me internet bëhet për transferta që dërgohen nga SHBA. Në këtë rast mund të jenë të aplikueshme kufizime të tjera.

Lexo më shumë