Pyetjet më të shpeshta për shërbimin Western Union Transfer Parash ®

Çfarë është Western Union?

Western Union Financial Services Inc. është Kompania  Numër 1 për shërbimin Transfer  Parash në të gjithë botën. I njohur fillimisht për shërbimin telegrafik, Western Union nisi të ofronte transferta elektronike të parave në vitin 1871. Tani janë mbi 500 000 Lokacione të Western Union në 200 shtete në të gjithë Botën.

Kush mund t’i përdorë shërbimet Western Union Transfer Parash ®?

Kushdo që ka nevojë të dërgojë dhe pranojë para me siguri, shpëjtësi, mund të përdorë shërbimin e Western Union Transfer Parash ® .

A duhet te kemi llogari bankare për të përdorur shërbimin Western Union Transfer Parash ® ?

Për të përdorur shërbimin Western Union Transfer Parash ® nuk duhet të keni llogari bankare dhe nuk nevojitet Kartë Krediti .Megjithatë, dërguesi duhet të jetë i pajisur me një dokument identifikimi të vlefshëm.

Çfarë monedhe mund të përdoret për shërbimet Western Union Transfer Parash ® ?

Kjo varet nga shteti ku ju kryeni transferën, psh: në SHBA mund të dërgoni vetëm Dollarë Amerikan ($) ,në vendet e Euro-zonës mund të dërgoni në euro (€). Për informacion me të saktë ,drejtohuni në Qendrën e Shërbimit të Klientit të Western Union në shtetin përkatës.
Në Kosovë mund të kryhen transaksione vetëm në Euro (EUR, €).

Si mund të dërgoj para në një nga lokacionet e Western Union ?

Të dërgosh para është shumë e thjeshtë, referoju faqes Dërgesë Parash

Si mund të dërgoj para me anë të telefonit ose internetit?

Këto shërbime ofrohen vetëm në një numër të kufizuar shtetesh. Për më tepër informacion, referoju faqes kryesore të Western Union ( www.westernunion.com ).

Çfarë është Numri i Kontrollit të Transfertës së Parave (MTCN) dhe për çfarë nevojitet?

Numri i Kontrollit të Transfertës së Parave (MTCN) , është numër i shënuar nga punonjësi Western Union që ndihmon  të kontrollojë transfertën e parave. Dërguesi duhet të ia komunikojë këtë numër marrësit në mënyre që Marrësi të mund të i tërheqë me lehtësi paratë  në lokacionin  më të afërt.

Çfarë duhet të bëj në mënyrë që transferta e parave të kryhet sa më lehtë?

Fillimisht sigurohuni që informacioni i dhënë të jetë i saktë, në rast se Western Union do të duhet t’iu kontaktojë. Më pas duhet të plotësoni emrin e plotë (ashtu si në dokumentin identifikues ) të marrësit, në mënyrë që mos ketë probleme kur marresi të terheqë paratë. Numri i kontrollit (MTCN) është i domosdoshëm dhe duhet t’ i komunikohet marësit.

Si mund të paguaj për një transfer parash të Western Union?

Të gjitha transferet e Western Union kryhen me para në dorë (cash). Transfertat që kryhen përmes telefonit apo me internet  bëhen nëpërmjet kartës së kreditit.

Si mund të gjej lokacionin më të afërt të Western Union Transfer Parash?

Për të gjetur lokacionin më të afërt të Western Union Transfer Parash ®mund të telefononi në Qendrën e Shërbimit të Klientit të Unionit Financiar Prishtinë  dhe të informoheni për lokacionin më pranë jush. Për rrjetin e Lokacioneve të Unionit Financiar Prishtinë  kliko këtu.

Si mund të tërheq para në lokacionet e Western Union?

Të tërheqësh para është shumë e thjeshtë, referoju faqes Tërheqje Parash 

Në çfarë forma i dorëzohen paratë Marrësit?

Transferet e  parave normalisht do të paguhen me para në dorë (në cash).
Të gjitha pagesat i nënshtrohen disponueshmërisë dhe kushteve që aplikohen në lokacionin  pagues të Western Union. Në rrethana të kufizuara ,pagesat e transfereve të parave mund të jenë subjekt i  taksave lokale dhe/ose të tarifave të shërbimit.

Transferet e  parave normalisht do të paguhen me para në dorë (në cash).
Të gjitha pagesat i nënshtrohen disponueshmërisë dhe kushteve që aplikohen në lokacionin  pagues të Western Union.Në rrethana të kufizuara ,pagesat e transfereve të parave mund të jenë subjekt i  taksave lokale dhe/ose të tarifave të shërbimit.

Çfarë kursi këmbimi përdor Western Union për transfer parash?

Përveç tarifave të transfetave të zbatueshme në çdo transaksion, aplikohet edhe kursi i këmbimit të valutës , i vendosur nga Western Union. Kursi i këmbimit të valutes ndryshon gjatë ditës. Kursi mund të vendoset në kohën kur tërhiqen paratë. Për  t’u informuar mbi kursin e përafërt të këmbimit  të transfertave, vizitoni lokacionin më të afërt.

A paguan Marrësi ndonjë tarifë për marrjen e parave të dërguara?

JO. Dërguesi paguan të gjitha tarifat e shërbimit.

Si mund të informohem që Marrësi i ka marrë paratë?

Ju lutemi  klikoni këtu dhe kontrolloni statusin e transfertës tuaj.

Cili është orari i lokacioneve të Western Union ?

Çdo agjent i Western Union përcakton orarin sipas kushteve specifike të shtetit ku ai vepron. Për  orarin e lokacioneve të rrjetit Unioni Financiar Prishtinë klikoni këtu.

Çfarë përfitoj unë kur përdor Western Union për dërgimin e parave të mia?

SIGURI: Transfera mbrohet nga një sistem i lartë sigurie i standardeve ndërkombëtare.
SHPEJTËSI: Ju mund të dërgoni paratë dhe brenda pak minutash ato janë gati për t’u tërhequr.
BESUESHMËRI: Paratë i paguhen vetëm personit të percaktuar nga ju  (Marrësit).