Kujdesi i Western Union për mbrojtjen e konsumatorit
Western Union është i përkushtuar në luftën kundër mashtrimeve dhe në ndihmë të klientëve për të mos rënë pre e mashtrimeve.Ne bashkëpunojmë ngushtë me autoritetet, agjensitë për mbrojtjen e konsumatorëve dhe agjensitë e tjera për rritjen e vetëdijesimit të klientëve kundër mashtrimeve.
Kujdes kur blini mallra nëpërmjet internetit
Në qoftë se, së fundmi keni kontaktuar me ndonjë shitës i cili nëpërmjet internetit, ofron një mall shumë të mirë për një çmim shumë të lirë dhe për blerjen e këtij malli, ju kërkon të dërgoni shumën e parave nëpërmjet “WESTERN UNION”, ju këshillojmë të keni kujdes, që të mos bëheni viktimë e një mashtrimi!